Sot patriotizëm shtetëror është respektimi i ligjit


E martë, 17 Shkurt 2015

Prishtinë – Arsim Bajrami, njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka thënë të martën se ndërtimi i shtetit është një sfidë afatgjate për Kosovën, por u shpreh i bindur se Kosova do të arrijë të bëhet një shtet me standarde evropiane.

Ai në programin e mëngjesit në RTK tha se Kushtetuta e Kosovës ka qenë bazë e mirë për shtetndërtimin e vendit në fazën transitore.

“Problemet në zbatimin e Kushtetutës janë reale, mirëpo respektimi i ligjit është patriotizëm shtetëror, ashtu siç ka qenë patriotizëm në kohën kur qytetarët i kanë dal në mbrojte vendit… Kushtetuta nuk është fajtore për krizat politike çfarë kemi pasur, por fajtorë për këtë janë politikat të cilët abuzojnë me Kushtetutën dhe synojnë që t’i arrijnë ambiciet e tyre përmes abuzimit me Kushtetutë”, ka thënë Bajrami.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen për drejtësi me Beogradin, duke thënë se është marrëveshja më e mirë e mundshme.

Etiketa: ,
Të fundit