Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sot pritet të jetë ‘nxehtë’ në Kuvend

Prizren Post | 10:18 - 22.09.2015

Prishtinë – Në Kuvendin e Kosovës sot kryeministri Isa Mustafa do të raportoj për marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.

Kjo pritet sjell përballje të fort në mes të pozitës dhe opozitës, për faktin se kjo e fundit po kundërshton ashpër këto marrëveshje, duke mos përjashtuar edhe metodat e dhunshme për anulimin e tyre.

Paraprakisht, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka ftuar deputetët që të debatojnë për të gjitha çështjet, por assesi të mos i bllokojnë fizikisht punimet e Kuvendit.
Javën e kaluar, deputetët opozitarë kanë penguar rrjedhën e seancës, pasi kryeministri Mustafa kishte shtyrë raportimin për marrëveshjet më datën 22 shtator (për sot)./lajmi/


Etiketa:
Arivisti Company