Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Spanja me rezerva për nënshkrimin e MSA-së Kosovë – BE

Prizren Post | 11:40 - 29.10.2013

Madrid, 29 tetor – Spanja vazhdon të ketë rezerva për nënshkrimin e MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, transmeton KTV.

Burimet në Bruksel thonë se diplomatët spanjollë po insistojnë që në vend të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, marrëveshjen ta nënshkruajnë përfaqësues të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK. Por, mediet katalunase e kanë parë mundësinë historike duke thënë se Spanja nuk do të pyetet nga BE-ja për këtë proces, dhe se marrëveshja do të nënshkruhet nga BE-ja si institucion. Në këtë mënyrë, në Barcelonë shpresojnë se kjo i hap mundësi pavarësimit të Katalonisë dhe faktit se ajo nuk do të mund të bllokohej nga Madridi.


Etiketa:
Arivisti Company