Spanja raporton vdekjen e dytë në Europë nga lija e majmunit


E shtunë, 30 Korrik 2022

MADRID – Spanja raportoi vdekjen e saj të dytë të lidhur me linë e majmunëve, në atë që mendohet të jetë vdekja e dytë në Evropë nga sëmundja dhe vetëm e treta jashtë Afrikës në shpërthimin aktual.

Në valën aktuale të sëmundjes Spanja kishte raportuar vdekjen e saj të parë të premten, pak pasi Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunëve jashtë kontinentit afrikan.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga 22 korriku vetëm pesë vdekje ishin raportuar, të gjitha në rajonin afrikan. OBSH të shtunën e kaluar e shpalli shpërthimin e përhapur me shpejtësi si një emergjencë globale shëndetësore, dhe ngriti nivelin më të lartë të alarmit.

Në raportin e saj të fundit të shtunën, Ministria Spanjolle e Shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend. Nga 3,750 pacientë për të cilët kishte informacion, 120 ose 3.2% ishin shtruar në spital dhe dy kishin vdekur, thanë ata pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vdekja e parë ndodhi në rajonin verilindor të Valencias dhe shkaku ishte encefaliti, një inflamacion i trurit i lidhur me infeksionin, raportuan mediat lokale, duke cituar departamentin rajonal të shëndetësisë.

Etiketa: ,
Të fundit