Spanja shkarkon trajnerin Lopetegui dy ditë para botërorit


E mërkurë, 13 Qershor 2018

Real Madrid nuk do të duhet të paguajë dy milionë euro të klauzolës së Julen Lopeteguit.

Ky i fundit kishte arritur marrëveshje gjatë ditës së djeshme me madrilenët, e cila gjë shkaktoi edhe shkarkimin prej kombëtares spanjolle, një ditë para se të startojë botërori në Rusi.

Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi dje se Los Blancos do të duhet të paguanin klauzolën e trajnerit, e cila arrin në dy milionë euro, por ky vendim i Rubiales ka ndryshuar situatën.

“Ne kemi ardhur nga një situatë ekonomike që nuk ka nevojë të them se çfarë duhet të bëjmë. Paraja nuk ka qenë kurrë një çështje, por ne kemi vepruar me ndërgjegje dhe me gjithë përgjegjësinë”, tha Rubiales.

Lopetegui do të udhëtojë në orët e ardhshme për në Spanjë, ku pritet të paraqitet para mediave për të shpjeguar arsyen e vërtetë të largimit prej Spanjës.

Tashmë kombëtarja spanjolle në shtetin rus do të udhëhiqet prej legjendës së futbollit, Fernando Hierro.

Etiketa: , , ,