Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Spektakël me tetë gola në ‘Etihad Stadium’

Prizren Post | 23:35 - 21.02.2017

Manchester City e ka fituar spektaklin e ‘Etihad Stadium’ në kuadër të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.

Një nga ndeshjet më interesante të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, është zhvilluar sonte në ‘Etihad Stadium’ e cila i ka takuar vendasve te Manchester Cityt, me rezultat 5:3.

Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Mançesterit dhuroi shumë emocione, ku pati shumë përmbysje dhe një penallti të humbur nga mysafirët.

Aguero me dy gola, Sterling, Stones dhe Sane me nga një, ishin realizator në këtë fitore te Cityt.

Në anën tjetër, për Monacon realizuan Falcao dy gola, dhe Mbappe një.


Etiketa:
Arivisti Company