E martë, 13 Janar 2026

Sipas raportimeve mediatike, stafi jothelbësor i Ambasadës së Francës në Iran është larguar nga vendi, transmeton Anadolu.
Duke cituar burime të paidentifikuara, mediat franceze raportuan se personeli ka nisur të largohet që nga e diela, pa saktësuar se sa persona janë larguar deri më tani, ndërsa protestat vazhdojnë në mbarë Iranin.
Vendi është tronditur nga valë protestash që prej muajit të kaluar, duke nisur më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të fortë të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më pas u përhapën në disa qytete të tjera.
Nuk ka shifra zyrtare për viktimat nga protestat në vazhdim, por HRANA, një organizatë për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, vlerëson se numri i të vdekurve ka arritur të paktën 544, duke përfshirë si forca të sigurisë ashtu edhe protestues, ndërsa mbi 1.000 persona janë plagosur.
HRANA raportoi gjithashtu se të paktën 10.681 persona janë ndaluar gjatë protestave në 585 lokacione në mbarë vendin, përfshirë 186 qytete në të gjitha 31 provincat.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale



