Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Standarde të dyfishta nga shtetet perëndimore në luftën kundër terrorizmit

Prizren Post | 16:20 - 19.02.2017

Mynih – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke theksuar se është e gabuar të mbështetesh në një organizatë tjetër terroriste në luftën kundër DEASH-it tha se “DEASH, YPG dhe organizatat e tjera terroriste i shesin armë njëra-tjetrës. Në Turqi, PKK-ja këto armë i përdor në sulmet terroriste. Turqia është një aleat i SHBA-ve, por përse në këtë luftë mbështeten në një tjetër organizatë terroriste?”, raporton Anadolu Agency.

Çavuşoğlu, iu është përgjigjur pyetjeve pas pjesëmarrjes në panelin me temë “Krizat e vjetra dhe Lindja e Mesme”, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai ka theksuar se Turqia është kundër të gjitha llojeve të diskriminimit fetar dhe kundër sektarizmit. Duke rikujtuar deklaratat e mëparshme të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan se “Unë nuk jam as shiit, as sunnit. Unë jam musliman. Feja ime nuk është shiizmi, as sunnizmi. Feja ime është Islami”, ai ka vënë në dukej se janë kundër çdo lloj diskriminimi fetar në Lindjen e Mesme.

Ndër të tjera duke theksuar se disa veprime të Iranit minojnë stabilitetin në rajon, Çavuşoğlu tha se “Irani, kërkon të bëjë Sirinë dhe Irakun shiitë”. Ai ka shtuar më tej se i kanë bërë thirrje Iranit që ti japë fund veprimtarive të tilla për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Duke folur për luftën kundër organizatave terroriste në Siri, Çavuşoğlu ka tërhequr vëmendjen në “standardin e dyfishtë” të shteteve perëndimore, dhe ka theksuar se do të jetë shumë e gabuar mbështetja në një organizatë tjetër terroriste teksa lufton këto organizata terroriste.

“Mënyra si ka vepruar qeveria e mëparshme e SHBA-ve është një gabim. Ato i kanë dhënë armë YPG-së. Disa nga ato armë i ka marrë PKK-ja. Disa i ka marrë DEASH-i. Këto ndryshojnë armët në mënyrë të ndërsjellë. DEASH, YPG dhe organizatat e tjera terroriste i shesin armë njëra-tjetrës. Në Turqi, PKK-ja këto armë i përdor në sulmet terroriste.”

Shefi i diplomacisë turke ka nënvizuar se zgjatimi i PKK-së në Siri, YPG-ja nuk punon për paqen dhe unitetin në Siri dhe është shprehur se “YPG-ja kërkon të fitojë më shumë territor. Ata detyrojnë të largohen nga qytetet sunnitët, arabët dhe të gjithë ato që nuk përqafojnë vlerat e tyre, kjo është një spastrim etnik.”

Duke theksuar se Operacioni “Mburoja e Eufratit” është një shembull i mirë nga pikëpamja për të treguar se çfarë mund të bëhet me mbështetjen e forcave lokale në luftën kundër DEASH-it, Çavuşoğlu ka dhënë informacionin se rajoni Al-Bab është pranë rimarrjes nga DEASH-i.

“Disa nga aleatët tanë mund të vendosin në terren forcat speciale në mbështetje të forcave lokale”, ka shtuar Çavuşoğlu, duke theksuar se pas Al-Babi-it mund të pastrohet edhe Rakka me forcat e SHBA-ve dhe forcat e tjera të koalicionit.


Etiketa:
Arivisti Company