Studentja shqiptare e Shkupit: Maqedonasit duan të na poshtërojnë!


E enjte, 30 Prill 2026
Studentja shqiptare e Shkupit: Maqedonasit duan të na poshtërojnë!

Pohimi sfidues: Jemi në tokën tone dhe nuk ka ligj që na nënshtron!
Në Top Story në TCH, dedikuar reagimit studentor shqiptar në Shkup për lejimin e dhënies së provimit në Fakultetin e Drejtësisë në gjuhën shqipe, foli pa dorashka dhe njëra prej studenteve. Sipas saj, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë një target maqedonas për t’i nënshtruar e poshtëruar.

“Duan të na poshtërojnë. Të tregojnë që ata janë zot i këtij vendi dhe ne të nënshtrohemi tek ata. Nuk është hamendësim, ne e dimë që duan të na nënshtrojnë. Nuk ka shanse që shqiptarët të nënshtrohen në vendin e tyre, ky është vendi ynë, nuk ka ligj që mund ta bëjnë atë.

Edhe pse nuk jemi nga i njëjti fakultet, por që të gjithë edhe pse nuk jemi nga i njëjti fakultet ne e ndjejmë poshtërimin që po na bëjnë, ne do të jemi deri në fund ata që do të luftojmë për këtë ngjarje që na ka prekur të gjithëve shumë. Nuk e dinim ku fshihej lepuri, por tani e dimë dhe nuk do të ndalemi.

Kjo betejë është e fituar tashmë, në thjesht presim pak më shumë suport nga Kosova dhe Shqipëria, është ajo që do të na mbajë në këmbë”, tha studentja.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit