Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Südostschweiz”: Maqedonia nuk mbijeton pa shqiptarët

Prizren Post | 00:20 - 13.05.2015

Po u ngritën maqedonasit kundër shqiptarëve, atëherë shteti i vogël nuk ka shans të mbijetojë. Nëse grinden, siç ka ndodhur muajve të fundit, dy kampet politike të kombit maqedonas, atëherë konflikti, herët apo vonë, po ashtu do të shndërrohet në konflikt etnik.

Atëherë shqiptarët do të ikin nga shteti pa perspektivë dhe në fundosje e sipër – dhe ata do të ikin duke e marrë me vete territorin ku banojnë, shkruan në komentin e saj gazeta zvicerane “Südostschweiz”.

Prej vitesh në Europë jehon vajtimi se sa e tmerrshme është kur vendet hyjnë para kohe në BE – si për shembull Rumania dhe Bullgaria. Maqedonia tregon se çfarë ndodhë nëse një vend e lini të vuajë urie dhe me dorë të shtrirë. Pa perspektivë konkrete të anëtarësimit kombet e vogla në Europën Juglindore e humbin kompasin. Me çdo vit që largohet anëtarësimit proeuropianët humbin terren dhe liderët autoritarë dhe oligarkët kriminelë fitojnë përparësi. Në fund pasojnë kaosi dhe lufta civile. Maqedonia gjendet pak para tyre.

Ky zhvillim fatal i këtij vendi të vogël të Ballkanit na nisur para tamam shtatë vjetësh: në një samit të NATO-s në Bukuresht, kur Maqedonia duhej të bëhej anëtare, delegati grek befasisht ngriti dorën për veto. SHBA-të dhe fuqitë e mëdha perëndimore rrugën supet dhe e harruan këtë. Që nga atëherë e tutje kush thoshte “Europë” në Maqedoni dhe kërkesën e tij për modernizim dhe reforma e arsyetonte me shpresën për hyrje në BE, ai korrte vetëm ngërdhesje cinike. “Ata nuk na duan”, përgjigjej qeveria.

Ende është e paqartë nëse këto ditë në Maqedoni vërtet po ngre krye ekstremizmi shqiptar apo konflikti është inskenuar nga qeveria.

Diçka e tillë mund të pritet prej saj: rrethi më i ngushtë i pushtetit viteve të fundit ka vepruar në mënyrë ekstreme manipuluese. Por, në thelb, për epilogun e konfliktit nuk luan rol nëse pas kësaj qëndron vërtet një «ushtri çlirimtare» apo këtu i ka gishtat e përzier policia sekrete. Qeveria nuk gëzon kurrfarë kredibiliteti dhe nuk do të mund ta luftonte efektivisht ekstremizmin edhe sikur të donte. Po u ngritën maqedonasit kundër shqiptarëve, atëherë shteti i vogël nuk ka shans të mbijetojë.

Nëse grinden, siç ka ndodhur muajve të fundit, dy kampet politike të kombit maqedonas, atëherë konflikti, herët apo vonë, po ashtu do të shndërrohet në konflikt etnik. Atëherë shqiptarët do të ikin nga shteti pa perspektivë dhe në fundosje e sipër – dhe ata do të ikin duke e marrë me vete territorin ku banojnë./dialogplus/


Etiketa:
Arivisti Company