Suedia e njeh pavarsinë e Palestinës


E premte, 3 Tetor 2014

Qeveria e re e Suedisë ka dhënë shenja se dëshiron që tashmë edhe formalisht ta njoh shtetin e Palestinës – duke u bërë kështu shteti i parë i madh evropian që e bënë këtë gjë, transmeton theguardian.

Ky veprim është i rëndësishëm sepse vjen në mes të një shtytje diplomatike nga palestinezët në OKB për të siguruar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të vendosur një afat dy vjeçar për përfundimin e okupimit të Izraelit. Okupimi i territoreve palestineze së bashku me ato të Jeruzalemit Lindor pritet të përfundoj në nëntor të vitit 2016.

Njoftimi nga kryeministri suedez Stefan Loven do të shihet si një nxitje e rëndësishme e fushatës së fundit palestineze për të ecur përpara dhe për të kërkuar njohjen e njëanshme pas rënies së procesit të paqes të sponsorizuar nga SHBA në fillim të këtij viti./Zeri/

Etiketa: ,