Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sulmohen me armë zjarri zyrat e PDK-së në Skenderaj

Prizren Post | 11:23 - 23.05.2017

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar nënkryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj, Bekim Haxhiu. Ai deklaroi se në bazë të të dhënave që ka deri më tani asnjë person nuk është lënduar.

“Po unë sot u njoftova nga një zyrtar i yni që gjendet në zyrat tona në Skenderaj. Mbrëmë në orët e vona qenkan sulmuar zyrat dhe një shitore që gjendet aty afër selisë sonë”, ka thënë Haxhiu.

Ai tha se nuk ka ndonjë informatë lidhur me këtë sulm. Haxhiu deklaroi se PDK-ja në Skenderaj është unike.

Ndërkaq, Policia nga rajoni i Mitrovicës thotë se lidhur me këtë rast ende nuk ka ndonjë person të dyshuar. Sipas zyrtares së lartë për informim në Mitrovicë, Fegjerie Pllana, është dëmtuar një dritare e lokalit të PDK-së si dhe një lokal afarist, i cili gjendej afër selisë.

“Është dëmtuar një dritare e selisë dhe një lokal afarist aty. Nuk ka ndonjë të lënduar, as ndonjë person të dyshuar”, ka thënë Pllana për Gazetën Express.


Etiketa:
Arivisti Company