Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sulmohet me raketa aeroporti ku ateroi sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së

Prizren Post | 10:51 - 27.09.2017

Talibanët, të cilët e morën përgjegjësinë për sulmet, thanë se cak i tyre ishte Mattis.

“Raketat u hodhën afër aeroportit këtë mëngjes. Nuk raportohet për të vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganisatni, Najib Danish.

Nuk raportohet për të vdekur apo plagosur, ndërsa Mattis nuk ka qenë afër aeroportit kur u hodhën raketat, raporton Reuters.

Kjo është vizita e parë zyrtare e sekretarit të Mbrojtjes në vendin e shkatërruar nga lufta që prej vendimit të presidentit Donald Trump në muajin gusht për ta intensifikuar përfshirjen e SHBA-së në Afganistan.


Etiketa:
Arivisti Company