Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Surpriza” 6 milionë dollarëshe

Prizren Post | 09:05 - 27.10.2013

Një çift të moshuarish nga Australia, të cilët fituan një udhëtim ëndrrash në Kanada, u befasuan kur parë në valixhet e tyre një sasi drogë me vlerë mbi 6 milionë dollarë.

Kompania e udhëtimit u dhuroi atyre valixhe të reja si pjesë e çmimit të udhëtimit dhe kur u kthyen në Australi, ata vërejtën se brenda tyre ndodheshin 7 kg metamfetanime.

Policia australiane thotë se, e gjithë kjo është organizuar nga agjencia false e udhëtimeve, e cila u ofron të moshuarve mundësinë për të fituar një udhëtim në Paqësor me të gjitha shpenzimet e përfshira.

Çifti autralian mori dy bileta dhe qëndroi për shtatë ditë në Kanada dhe në fund kompania u tha se duhet të merrnin dhe valixhe të reja. Atyre u lindën dyshime nga kjo gjë dhe sapo mbërrin në aeroport lajmëruan zyrtarët e doganës. Pas kontrollit u zbulua se në secilën valixhe gjendej 3.5 kg drogë. Nga kjo policia australiane ka zbuluar një skemë të komplekse dhe të mirë organizuar të trafikimit të drogës.


Etiketa:
Arivisti Company