Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Takohen deputetët e PDK-së

Prizren Post | 12:36 - 29.07.2015

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar të mblidhet në Kuvendin e Kosovës.

Edhe pse jo zyrtarisht, mësohet se ky është takimi i fundit para se Qeveria të sjell në Kuvend, ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë Gjykatës Speciale. Një takim i tillë pritet të ndodhë nesër edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së.

Takimi ishte paraparë të ndodhte dje, megjithatë në momentin e fundit është shtyrë për sot. Deputetët thotë se është një takim i zakontë para seancës së nesërme.

Megjithatë, burime të KosovaPress-it thonë se ky është takimi i dytë me radhë i kryetarit të partisë, Hashim Thaçi me deputetët për t’u siguruar se ata do të përkrahin Gjykatën Speciale. /Kosovapress/


Bëni një koment