Të hapur përsëri për koalicion
Prizren Post | 14:43 - 20.08.2019

PRISHTINË – Këto momente ka përfunduar takimi në mes të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Nisma, Fatmir Limaj.
Haradinaj ka thënë para gazetarëve se kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit, sikurse me PSD-në, por që ka theksuar se ende nuk janë dakorduar për ndonjë marrëveshje, njofton Klan Kosova.
“Ende nuk ka diçka zyrtare që mund të çojë në ndonjë bashkëpunim parazgjedhor”, ka thënë Haradinaj.
Por sipas tij nuk janë shterur ende mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit me Nisman.
Etiketa: AAK • Aktuale • Fatmir Limaj • Nisma Socialdemokrate • Ramush Haradinaj