Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Të martën mbahet seanca e jashtëzakonshme për kufijtë

Prizren Post | 08:47 - 03.09.2018

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të martën, më 4 shtator.

Veseli tha se proceduralisht kanë vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve dhe në seancën e së martës do ta kenë vetëm një pikë të rendit të ditës.

“Komentet politike do t’i themi nesër pasi kemi seancën e jashtëzakonshme”, tha Veseli.

Ndryshe, partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator.

Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor, njofton Telegrafi.


Etiketa:
Arivisti Company