Teatri i Qytetit ka filluar fazën e renoviminit të tërësishëm.


E premte, 9 Shtator 2022

PRIZREN – Pas përfundimit të procedurave administrativo-juridike, ndërtesa e teatrit të qytetit ka filluar fazën e renoviminit të tërësishëm.

Duke pas parasysh infrastrukturën dhe instalimet e vjetëruara të objektit, kushtet e deritashme të punës kanë qenë jashtzakonisht të vështira.

Pas përfundimit të punimeve teatri do të ketë sallë tërësisht të renovuar me instalime të reja audio-vizive, sallë multifuknsionale që do të shërbejë si skenë e vogël, skenë verore në qiell të hapur dhe një galeri për ekspozita të artit pamor.

“Pavarësisht mbylljes së objektit për renovim, aktiviteti artistik i Teatrit të Qytetit ”Bekim Fehmiu” është duke vazhduar me një tempo të lartë, brenda një afati dy mujor do të jemi pjesmarrës në gjashtë festivale të ndryshme ndërkombëtare në rajon. Gjithashtu, në bashkëpunim me D.K.R.S. jemi duke punuar për sigurimin e hapësirave të reja ku teatri do t’i zhvillojë projektet e reja artistike”, njoftoi drejtori i Teatrit z. Burim Mustafa.

Etiketa: , , ,
Të fundit