E martë, 24 Maj 2016
[youtube Doy2wMOlkGA]
Prishtinë – Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit në UÇK-së, nuk ka arritur ta kryejë punën në afatin e kërkuar ligjor.
Komisioni ka vazhduar punën e mbetur në gjysmë edhe për disa ditë, pas përfundimit të mandatit, pasi që nuk ka arritur ta dorëzojë raportin përfundimtar në Qeveri, për të cilën gjë ishte obliguar ta dorëzonte deri më 20 maj.
Nga Qeveria e Kosovës e kanë konfirmuar se dorëzimi është dashur të bëhet sot.
Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për Tribuna Channel se raporti do të dorëzohej gjatë ditës.
Edhe Smajl Elezaj nga organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së e konfirmon se dorëzimi i listave do të duhej të ndodhte sot.
Etiketa: Kosovë, UÇK, Veteranët