E shtunë, 27 Maj 2017
Autoritetet fetare në Kosovë u kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në vend një agjërim të lehtë, ndërsa kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka uruar të gjithë besimtarët islamë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Agjërimi për besimtarët është një ibadet që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen”, ka thënë zoti Tërnava.
Tërnava ka shtuar se “Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin besimtarët shtojnë, rrisin ndershmërinë, rrisin kujdesin ndaj njëri-tjetrit, bëhen më humanë, më të dashur e më paqësor, më social, më familjarë e më të devotshëm”.
Muaji i Ramazanit është periudha kur besimtarët përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga lindja e Diellit e deri në perëndim të tij.
Etiketa: Kosovë, Naim Tërnava, ramazani