E mërkurë, 30 Dhjetor 2015

Hashim Thaçi – Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës
Prishtinë – Këshilli i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur takimin e saj të fundvitit. Në këtë takim kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se kjo parti vazhdojë të jetë partia më e konsoliduar në vend.
Thaçi i cili në Qeverinë e Kosovës, mban postin e të dytin në Qeveri dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, ka thënë se viti 2015 ishte vit i sfidave për forcimin e shtetit.
“Ky progres lidhet drejtpërdrejt me kontributin e PDK-së”, është shprehur ai.
Thaçi mbetet me shpresë se viti 2016 do të jetë vit i liberalizimit, shndërrimi i FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik.
Kreu i PDK-së ka folur edhe për zhvillimet politike i cili tha se pret që do të ketë zgjidhje në frymën demokratike.