Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thaçi e Haradinaj, bashkë në Amerikë

| 11:51 - 22.09.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

 

Liderët e dy subjekteve politike, Hashim Thaçi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK) do të jenë njëkohësisht në Njew York.

Burime brenda PDK-së kanë thënë se kjo agjendë e përnjëhershme e udhëtimit për në SHBA ka të bëjë me një pajtim që kanë arritur të dy rivalët politikë për koalicion qeverisës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për zyrtarët e AAK-së kjo vizitë ka qenë e planifikuar më herët.

Pas takimit të datës 14 shtator në mes të kryeministrit të Kosovës dhe liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i zhvilluar larg medieve në një lokal të Prishtinës, përafrimi i këtyre dy liderëve, oponentë të fuqishëm politikë ka shkuar edhe më tutje.

Ata tanimë janë në një rrugëtim të përbashkët në SHBA. Kryeministri dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Nju-Jork në orët e paradites së ditës së djeshme. Në të njëjtën rrugë ka shkuar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj./KosovaSot/


Bëni një koment

Arivisti Company