Thaçi i kënaqur me vlerësimin e Bankës Botërore për Kosovën


E martë, 27 Maj 2014

Prishtinë – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ndihet i kënaqur nga raporti i Bankës Botërore për Europën Juglindore. Kreu i PDK-së thotë se ky raport e ka vlerësuar Kosovën si shtetime ekonominë me rritje më të shpejtë në rajon.

Ai premton se me Fondin e Punësimit do të krijojë edhe 200,000 vende të reja të punës, duke krijuar një rritje edhe më të hovshme ekonomike

Shkrimi i plotë në Facebook:

Fillova ditën duke lexuar raportin shpresëdhënës të nxjerrë nga Banka Botërore për ekonomitë e Europës Juglindore dhe pata kënaqësinë të shoh se Kosova është shteti me ekonominë me rritje më të shpejtë në rajon. Raporti tregon edhe për arritje të tjera të ekonomisë kosovare duke treguar se ka pasur një rritje prej 6.3% të eksporteve, rritje e prodhimeve bujqësore që po zëvendësojnë importet e ushqimeve, pastaj një rritje të ndjeshme të investimeve të drejtpërdrejta të huaja, se borxhi publik i Kosovës është më i ulët se i gjithë vendeve të tjera fqinje në r ajon. Edhe inflacioni tek ne ka rënë ndjeshëm.

Unë fuqimisht besoj se me Fondin e Punësimit do të krijojmë 200,000 vende të reja të punës, duke krijuar një rritje edhe më të hovshme ekonomike./RTK/

Etiketa: , ,
Të fundit