Thaçi i reagon AAK-së: Më 10 euro nuk zbutet varfëria e nuk mashtrohet elektorati


E mërkurë, 17 Tetor 2018

Prishtinë – Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka dalë kundër propozimit të AAK-së për shtesat e fëmijëve.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 10 euro nuk zbutet varfëria, nuk rritet lindshmëria e fëmijëve dhe nuk mashtrohet elektorati kosovar.

Sipas saj buxheti i Kosovës nuk mund ta mbaj barrën e secilit politikan që i bie në mend ndonjë inde populliste që do të mund të sillte vota në zgjedhjet e ardhshme, duke mos marrë asnjë përgjegjësi për implementimin e saj.

Postimi i plotë:

Me 10 euro ne muaj nuk zbutet varferia, nuk rritet lindshmeria e femijeve dhe nuk mashtrohet elektorati kosovar

Varferia nuk mund te zbutet me skema sociale ironikisht te varfra. Buxheti i Kosoves nuk mund ta mbaj barren e secilit politikan qe i bie ne mend ndonje ide populiste qe do te mund te sillte vota ne zgjedhjet e ardhshme, duke mos marr asnje pergjegjesi per implementimin e saj. Varferine do te mund ta zbuste hapja e vendeve te reja te punes, zhvillimi i sektorit privat dhe nxitja e ndermarrjeve te vogla e te mesme, krijimi i kushteve me te mira per investime nga jashte, sistemi arsimor qe i pergjigjet nevojave te tregut te punes, etj.

Renia e lindshmerise do te duhej te trajtohej ne menyre pak me serioze dhe kreative. Nenat e reja duhet te mbrohen dhe stimulohen qe te arsimohen dhe te punojne, e jo te paguajne çmimin e emancipimit duke mos dashur te lindin me shume femije; ato mbrohen kur ligji i punes zbatohet ne teresi, duke garantuar mos-diskriminimin e çfaredo lloji ndaj grave, kur numri i kopshteve publike te jete i mjaftueshem per te akomoduar te gjithe femijet qe kane nevoje per to, kur qeveria del me politika fiskale dhe kreditore te leverdishme per çifte te reja dhe familje… pra nje strategji shteterore e menduar mire, per nje rezultat afatgjate e te qendrueshem.

Nderkohe, elektorati jone meriton me shume respekt se kaq, sepse eshte i vetedijshem dhe vlereson politikanet largpames, te cilet kane vizion per vendin dhe qytetaret, dhe nuk mund te kenaqet me politikat tona ad hoc qe nuk qojne askund.

Etiketa: , ,