Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thaçi ‘i vetëm’ edhe në takimin e tretë

Prizren Post | 09:01 - 26.07.2018

Prishtinë – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të shkojë pa përkrahjen e opozitës në takimin e radhës (të tretin) të fazës finale të dialogut me Serbinë, pasi opozita e vendit vazhdon të mos e pranojë në asnjë mënyrë atë si kryenegociator. Ky takim pritet të zhvillohet në fillim të muajit shtator në Bruksel, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në fillim të shtatorit të këtij viti është paraparë të mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo edhe në këtë takim presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të shkojë pa përkrahjen e opozitës, pasi këta vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm atë si kryenegociator.

Por pavarësisht kësaj presidenti Thaçi ka vazhduar thirrjet për konsensus në vend për dialogun, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër njohësit e procesit të dialogut e shohin si të pamundur arritjen e një konsensusi deri në takimin e radhës.

Ata thonë se mospajtimet mes pushtetit dhe të opozitës së vendit janë të mëdha, madje Kuvendi i Kosovës po luan një rol shumë të dobët karshi kësaj faze të dialogut.


Etiketa:
Arivisti Company