E shtunë, 2 Mars 2019
PRISHTINË – Këtë muaj bëhet një vit prej kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jashtë funksionit, ndërsa një numër i madh asamblistësh presin që të certifikohen, sikurse edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës. Presidenti vazhdon të mos marrë vendim për dekretimin e anëtarëve të rinj.
Opozita këtë e konsideron shkelje të Kushtetutës, ndërsa thotë se po i shikon mundësitë se si mund ta dërgojë presidentin në Gjykatën Kushtetuese.
Mundësi që nuk duhet lëshuar – SUV më i shitur në botë bëhet i juaji me ofertën që vjen vetëm një herë
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, që është kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion, thotë se Presidenti po bën shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e anëtarëve të KQZ-së.
Megjithatë, për ta dërguar presidentin në Gjykatën Kushtetuese për këtë shkelje, Haxhiu konteston kredibilitetin e anëtarëve të kësaj gjykate, ndërsa thekson po ashtu se edhe procedurat aktuale nuk i japin mundësi opozitës të reagojë, pa pasur një vendim të shkruar që përbën shkelje.
“Ta zëmë, nëse presidenti do të vepronte në shpërputhje me Kushtetutën në rast të dekretimit të anëtarëve të KQZ-së, atëherë ne do ta kishim për bazë dekretin e presidentit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Por, në këtë rast, jemi duke menduar se cila do të jetë rruga që duhet ndjekur, bashkërisht edhe me pjesën tjetër të opozitës, siç është LDK-ja”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.
Etiketa: Gjykata Kushtetuese, Hashim Thaçi, Kosovë, KQZ