Thaçi nga Brukseli: Do arrijmë Marrëveshje, Kosova s’ka arsye të bëjë lëshime


E diel, 24 Qershor 2018

Bruksel – Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka hequr fjalën kompromis kur ka folur për raundin e parë të dialogut për marrëveshjen përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se në takimet e radhës do të ketë edhe më shumë përfshirje të faktorëve tjerë.

Ka paralajmëruar se po përgatitet për Marrëveshjen Finale me Serbinë.

“Ky është takimi fillestar. Takimi i parë për fazën finale. DO të jetë një bazament për dianmiken e mëtutjshme”, ka thënë ai.

“Mendoj se Kosova ka edhe vendosmëri, edhe përgjegjësinë për këtë proces. Ky është proces që u takon të gjithëve”, ka thënë ai.

“Do të jemi të bashkuar në fazat e ardhshme. Do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Thaçi.

“Pa normalizim të raporteve tona askush nuk do ta mirëpret as Kosova dhe as Serbinë”, ka thënë ai.

“Kosova nuk ka arsye për të bërë lëshime”, ka shtuar ai.

“Konflikti i ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ka stagnuar. Është rrezik për konflikte të reja”, ka shtuar ai për DW.

Etiketa: , ,
Të fundit