Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thaçi: Regjimi represiv i Gruevskit të ndalë dhunën

Prizren Post | 18:54 - 16.05.2015

Prizren – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që autoritetet maqedonase ta ndalin dhunën ndaj të arrestuarve në ngjarjet e Kumanovës.

Ai ka thënë se regjimi i Nikolla Gruevskit është represiv.
“Të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit. Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup. Problemi është politik e jo ndëretnik. Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë euro-atlantike”, ka thënë Thaçi për RTV BESA.


Arivisti Company