Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thaçi të tregojë kush ia kërkoi emërimin e spiunit serb në kabinetin e tij

Prizren Post | 15:28 - 22.06.2019

PRISHTINË – Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se presidenti Hashim Thaçi, duhet të tregojë sipas tij, se kush ia ka kërkuar emërimin e spiunit serb në kabinetin e tij.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Emërimi i një spiuni serb si këshilltar i Presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Si ka mundësi që Presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij?!

Ndërkaq, shefi aktual i AKI-së, që i përgjigjet edhe Presidentit, ka qenë Drejtor i Policisë kur ky person i sigurimit serb ishte burgosur nga Policia e Kosovës.

Por, përse Presidenti emëron një spiun serb në kabinetin e tij. Kush ia ka kërkuar emërimin e këtij personi. Për këtë Presidenti duhet të përgjigjet.”, shkroi Hoti.


Etiketa:
Arivisti Company