The Economist kundër Erdogan-it: Turqit duhet të votojnë kundër AKP-së, partisë në pushtet më 1 nëntor


E shtunë, 31 Tetor 2015

Gazeta e njohur The Economist në një shkrim të publikuar me titull “Sulltani në gji” dedikuar për presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe për aktualitetin social e politik të Turqisë bëri zhurmë në media.


The Economist bëri thirrje të hapur për popullin turk që në zgjedhjet e nesërme (1 nëntor) që do të mbahen në Turqi të mos e votojnë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim. Presidentin Erdogan e quan imperialist dhe e akuzon atë për prishje të imazhit të vendit. Ndër të tjera gazeta në fjalë shkruan se turqit duhet ta qortojnë duke votuar për kundërshtarët e tij.

Në artikullin skandaloz gazeta jep edhe “këshilla” se si aleatët e Turqisë nuk duhet ta ulin zërin ndaj ztr. Erdogan-it, raportin vjetor të Këshillit Europian që në vend se ta kritikojë Erdoganin për mungesë të demokracisë është shtyrë në heshtje.

“BE-ja duhet të bëjë të qartë se përparimi do të varet nga masat për të rivendosur liritë e plota demokratike në Turqi. Erdogan dhe qeveria e tij AK bëri shumë për të reformuar Turqinë dhe për të përmirësuar ekonominë e saj në vitet 2000. Por pas më shumë se një dekade në pushtet, ai nuk është më i mirë për vendin e tij”, – thuhet në artikullin e gazetës The Economist./Prizren Post/

Etiketa: , ,