Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thellohet tragjedia, numri i viktimave shkon në 13. Në Thumanë dhe Durrës shpëtohen 28 njerëz

Prizren Post | 13:44 - 26.11.2019

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

DURRËS – Është thelluar tragjedia në vend, si pasojë e tërmetit, me numrin e viktimave që vijon të rritet duke arritur në 13. Një tjetër person i pajetë është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur.

Vajza është viktima e pestë që regjistrohet në Thumanë, ndërsa personat e tjerë që kanë humbur jetën janë nga Durrësi dhe Kurbini.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti me magnitutë 6.5.

28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona, njofton TCH.


Etiketa:

Bëni një koment