Thirrja për tërheqje nga Parku Gezi u pranua nga shumica e protestuesve


E diel, 16 Qershor 2013

Prefektura e Stambollit njofton se në Sheshin Taksim janë plagosur 29 persona por gjendja e tyre nuk është e rëndë. Ata që janë plagosur lehtë u mjekuan në këmbë.

Pas boshatisjes së parkut Gezi në Stamboll nga ana e policisë, prefekti i këtij qyteti, Hüseyin Avni Mutlu, organizoi një konferencë për shtyp. Ai njoftoi se thirrjes për boshatisjen e parkut Gezi i janë përgjigjur shumica e protestuesve dhe ata që kanë bërë rezistencë kanë qenë vetëm grupet margjinale.

Prefekti Mutllu bën të ditur se lajmet e media së huaj apo ato që zënë vend në rrjetet sociale nuk duhen marrë në konsideratë. “Në disa prej tyre njoftohet për shumë të plagosur dhe të vrarë, gjë që nuk është e vërtetë” deklaroi prefekti i Stambollit, Hüseyin Avni Mutlu.

Ndërkaq Prefektura e Stambollit ka bërë deklaratën se si pasojë e ndërhyrjes së djeshme në Sheshin Taksim janë plagosur 29 persona por gjendja e tyre nuk është e rëndë. Ata që janë plagosur lehtë u mjekuan në këmbë.

Etiketa: ,