Thirrje për mbrojtjen e Jerusalemit dhe të Mesxhid-i Aksasë


E diel, 21 Gusht 2016

aksa

Aman – Këshilli Kombëtar i Palestinës kundër zabtimeve izraelite ka kërkuar nga KS i OKB-së vendosjen në zbatim të vendimit me nr 271 i cili parashikon mbrojtjen e Jeruzalemit dhe të Mesxhid-i Aksasë.

Theksohet se Këshilli Kombëtar i Palestinës kundër zabtimeve izraelite ka kërkuar nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) vendosjen në zbatim të vendimit me nr 271 i cili parashikon mbrojtjen e Jeruzalemit dhe të Mesxhid-i Aksasë raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e 47 përvjetorit të inicitativës për djegien e Mesxhid-i Aksasë në një deklaratë me shkrim nga Këshilli Kombëtar i Palestinës i cili është në pozicionin e organit më të lartë legjislativ të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës dhe i cili ndodhet me qendër në kryeqytetin Aman të Jordanisë, pasi kërkohet zbatimi i vendmit me nr 271 të OKB-ve thuhet “krimet e Irzaelit, përpjekjet për të hebrenizuar Jeruzalemin dhe Mesxhid-i Aksanë vazhdojnë që nga fatkeqësia e mëparshme e zjarrvënies 47 vite më parë”.

Gjithashtu nga bota islame, arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) është kërkuar që të ofrojnë mbështetje të vërtetë për të bërë të qëndrueshme rezistencën e banorëve të Jeruzalemit dhe ti sjellin ato në një pozitë që të mbrojnë Mesxhid-ia Aksanë dhe kryesisht kundër provokimeve të kolonëve hebrenj ndaj Mesxhid-i Aksasë.

Teksa vihet në dukje se nuk është e mundur ndarja e Mesxhid-i Aksasë apo përdorimi i përbashkët me Izraelin, bëhet thirrje që të zbatohet vendimi i UNESCO-s që Mesxhid-i Aksa i përket muslimanëve dhe që komuniteti ndërkombëtarë të bindë Izraelin për tentativat tjetërsuese të trashëgimisë arabe dhe islame në Jeruzalem.

Hebreu australian Dennis Michael Rohan, me 21 gusht 1969 pasi hyri në Mesxhid-i Aksa krahas mihrabit të xhamisë kible dhe minberit 1 mijë vjeçarë dogji edhe shumë vende historike.