Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

[Përditësuar] Muller i pandalshëm shënon golin e tretë Gjermania 4 – 0 Portugalia

Prizren Post | 18:21 - 16.06.2014

Pas një ndërhyrje të ashpër nga João Pereira brenda 16 metërshit, gjyqtari dha penallti për Gjermaninë. Realizues nga pika e bardhë ishte Tomas Muller në minutën e 12-të. Menjëherë Potugalia filloi me një presion më të ngjeshur drejtë portës gjermane.
——————————————————————————-
2 0

Vjen goli i dytë për Gjermaninë nga Mats Hummels në minutën e 32-të. Ndërkohë vetëm pesë minuta pas golit të dytë nga Gjermania, Pepe pas një ndërhyrjeje të ashpër ndëshkohet me karton të kuq dhe lë portugezët me 10 lojtarë në fushë.
——————————————————————————-

3-0

Pak para përfundimit të pjesës së parë Tomas Muller shënon golin e dytë për 3-0 për Gjermaninë.
——————————————————————————-

4-0

Tomas Muller shënon përsëri. Ky është goli i tij i tretë në këtë ndeshje dhe njëherit tregolëshi i parë i botërorit Brazil 2014. Minuta e 78-të dhe Muller shuan shpresat portugeze për këtë ndeshje./Prizren Post/


Etiketa:
Arivisti Company