E premte, 26 Dhjetor 2014
Madrid – Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, do të kthehet te Atletico Madridi.
AS raporton se Torres është shumë pranë kthimit te Atletico, pasi drejtori i klubit Angel Gil Marin ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe Milanin.
Torres do t’i bashkohet skuadrës së Atletico javën e ardhshme.
Nga ana tjetër Alessio Cerci do të shkojë te Milani dhe do të jetë në dispozicion për miqësoren ndaj Real Madridit në Dubai.
Torres kthehet kështu pas dëshirës së Diego Simeones për ta pasur në ekip.
Etiketa: Fernando Torres, Milan