Tortë e mrekullueshme me portokall dhe çokolladë

Nevojiten:

6 vezë,
100 gr sheqer,
200 gr margarin,
3 lugë kakao,
3 lugë miell dhe
1 kese pluhur për fryerje.

Kremi:

500 ml ajkë e ëmbël(hoplla)
300 gr qokoladë
lëvorja e një portokalli

Përgatitja:

Fillimisht rrahim margarinen me sheqer,pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejme mirë.Pastaj i shtojmë miellin e perzier me kakao dhe pluhur për fryerje.Ne fund i shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura me parë në shkumë të fortë.E pjekim në temperaturë 180*C për 15 minuta.

Përgatitja e kremit:

E nxejmë ajkën e ëmbël deri sa t`ia filloj me vlu dhe në të e shtojmë çokolladën e coptuar dhe e perziejmë deri sa të shkrihet.Ia shtojmë edhe lëvoren e portokallit dhe ashtu te nxehte e qesim mbi torte.E vendosim në vend të ftohtë që të forcohet kremi. Ju bëftë mirë.

Leave a Reply