Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tortë me keksa dhe kakao

Prizren Post | 14:28 - 26.10.2015

Përbërësit:

2 pako biskota me kakao,
2 pako biskota pa kakao,
Për krem shantin,
2 te bardha vezë,
2 paketa shanty,
2 gota uji me qumësht.

Për çokollaten:

1 paketë çokollatë pluhur,
2 gota me qumësht,
Për lyerjen e biskotave,
Qumesht sa të lyhen biskotat.
Përgatitja e qokollatës së shkrirë:
Në një enë hedhim qumështin dhe pluhurinë çokollatës.
E lëmë në zjarre deri sa të bëhet si çokollate e shkrirë

Si përgatitet krem shanty

Fillimisht do të përgatisim kremin e shantit ku në një enë të thellë ose në enën e kombinatit tuaj hedhim, qumështin të bardhat e vezëve dhe pluhurin shanty.
E punojmë deri sa të bëhet një krem i lidhur.

Përgatitja e tavës:

Taves do t’i shtrojmë qese guzhine dhe shtrimi i biskotave do të jetë mbi të.
Fillojmë që të lyejme biskotat në qumësht dhe t’i rreshtojmë në taven ku do t’a bëjmë.
I rreshtojmë biskotat duke i zhytur në qumësht.
Mbasi kemi mbaruar së shtruari rreshtin me biskotat kafe do të shtrojmë një shtresë krem shanty.
Do të shtrojmë në rreshtin e dytë biskotat e bardha dhe këto do t’i zhytim në qumësht dhe sipër biskotave do t’i shtrojmë kremin e shantyt.
Keshtu do të vazhdoni deri sa të mbarojnë biskotat.
Me krem shantyn e mbetur lyeni edhe pjesën siper të biskotave.
E vendosni taven në frigorifer deri sa të mpikset.
Kur t’a nxjerim për t’u servirur do t’i shtrojme çokollaten e përgatitur si më siper. /kuzhinashqiptare/


Arivisti Company