Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tottenham barazon me Chelseat në derbin e Londrës

Prizren Post | 16:41 - 28.09.2013

Londër, 28 shtator – Futbollistët e Tottenhamit dhe të Chelseat kanë luajtur baraz 1:1 në derbin londinez në kuadër të xhiros VI të Premier Legues.

Vendasit, që sot ishin futbollistët e Tottenhamit kanë avansua në minutën 19 me golin e Gylfi Sigurdsson, ndërkohë që John Terry ka barazuar për Chelseat në minutën 65.

Edhe pse te dyja ekipet e kërkuan golin e dytë, ky ballafaqim mbaroi me rezultat të barabartë 1:1.

Chelsea ka luajtur për rreth 10 minuta pa një lojtar, pas përjashtimit të sulmuesit Fernando Torres, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, deri në zhvillimin e ndeshjeve të tjera të xhiros VI të Premier Leagues, Hotspur merr kryesimin e renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 13 pikë, ndërsa “The Blues” ngritën në pozitën e tretë me 11 pikë.


Arivisti Company