Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Trafiku i drogës Itali-Shqipëri, 21 persona të arrestuar

Prizren Post | 12:33 - 28.10.2015

Bashkëpunimi mes policisë italiane dhe asaj shqiptare çoi në shkatërrimin e një tjetër rrjeti drogë mes veriut të Italisë dhe Shqipërisë.

21 persona përfunduan në pranga, ndërsa policia sekuestroi një sasi të madhe lënde narkotike në Itali, gjatë operacionit të quajtur “Enigma”.

Në operacionin morën pjesë më shumë se 100 efektivë nga Policia Venezia-Gico, si dhe punonjës të policisë shqiptare me mbështetjen e Shërbimit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar të Ministrisë së Brendshme.

Falë hetimeve policia ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme droge, si dhe ka zbuluar disa laboratorë ku përpunohej droga. “Corriere” shkruan se, kontrolle po kryhen paralelisht dhe në Shqipëri në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Organizata ishte e përbërë nga disa qeliza dhe kishte krijuar një rrjet kompleks për komunikimin e brendshëm. Emri “Emigma” iu vu operacionit të policisë italiane sipas makinerisë elektro-mekanike që deshifronte mesazhet mes kriminelëve.

Përveç se në Shqipëri dhe në Veneto po ushtrohen kontrolle dhe në Trentino Alto Adige, Emilia Romagna dhe Umbria. Hetimet e Guardia di Finanza drejtohen nga Prokuroria e Venecias./shekulli/


Etiketa:
Arivisti Company