Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Trajkoviq në rolin e parashikueses: Dëshmitarët do pengohen

Prizren Post | 11:41 - 09.08.2015

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq ka thënë se e gjithë garnitura e parë e UÇK-së ka qenë në anën informatorëve të shërbimeve të huaja.

“Se sa do të përpiqen këto shërbime që përmes procesit të mbrojnë njerëzit që kanë punuar për ta, për në të gjithë është një sfidë e madhe për të gjithë ne”, ka thënë ajo për revistën ruse “Sputnjik”, përcjell B92.

Rreth 30 dëshmitarë dhe anëtarë të familjeve të tyre, të cilët është dashur të dëshmojnë në procesin gjyqësor kundër Ramush Haradinajt në Hagë, janë vrarë. A do t’i përcjellë i njëjti fat edhe dëshmitarët që do të paraqiten kur të fillojë punën Gjykata Speciale?, është pyetur ajo.

“Po patën mundësi të dinë emrat e nejçëve që do të dëshmojnë dhe për të cilët mendojnë se mund të thonë diçka, doemos se do të kërkojë mundësi ilegale që me çfarëdo mënyre t’i pamundësojnë të dëshmojnë”, thotë ajo


Etiketa:
Arivisti Company