Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Transformer shndërrohet në realitet nga inxhinierët turq

Prizren Post | 18:36 - 28.09.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ankara – “Letrons” i cili u përgatit për 8 muaj nga ana e inxhinierëve turq dhe u bë automjeti i parë i Turqisë që shndërrohet në robot, mund të vallëzojë, të flasë, i kupton komandot dhe mund të lëvizë kokën, raporton Anadolu Agency.

Drejtori për Shitje dhe Marketing dhe një ndër inxhinierët e “Letrons”-it, Turgut Alpagot, në deklaratën e tij në lançimin e robotit “Antimon” i cili është lideri dhe shembulli i parë i modeleve të “Letrons” në Universitetin Gazi foli mbi automjetin i cili shndërrohet në robot.

Alpagot tha se roboti gjatë formës së automobilit i ka aftësitë siç janë: lëvizje mobile, bisedë interaktive dhe lëvizje interaktive. “Në rast se i jepni komandë Antimon-it, ai duke iu kuptuar juve mund të lëvizë dorën, krahun, kokën. Mund t’iu përgjigjet me zë”, thotë Alpagot.


Arivisti Company