Transportonin drogë nga Holanda drejt Italisë, pranga 2 shqiptarëve


E martë, 12 Nëntor 2013

Policia italiane ka sekuestruar rreth 25 kg heroinë, me vlerë 3 milionë euro dhe ka arrestuar 2 shqiptarë.

Droga po vinte nga Italia drejt Holandës, bën me dije Guardia di Financa Saronno. Policia bën me dije se pjesa më e madhe e drogë u sekuestrua brenda dy makinave, ndërsa rreth 8 kg drogë është gjetur në një banesë në Monza – Brianza. Mësohet se gjatë operacionit të parë është arrestuar një shqiptar, ndërsa një tjetër ka mundur t’ia mbathë, duke humbur gjurmët. Ndërsa gjatë operacionit të dytë në një apartament, policia ka arrestuar edhe një tjetër shqiptar. Emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur.

Tre milionë euro mësohet se është vlera e drogës së sekuestruar, ndërsa është sekuestruar edhe një kilogram pluhur i bardhë, që nuk dihet se çfarë lloji është.

Etiketa: ,