Perşembe, Şubat 5th 2026

Tre persona, mes tyre një fëmijë, u vranë të mërkurën vonë si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Deir al-Balah dhe në qytetin e Gazës.
Sipas burimeve lokale, forcat izraelite goditën një tendë në rrugën Abu Arif në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës, ku u vranë vajza 11-vjeçare Ghada Ali Fathi al-Razaina dhe babain e saj, Ali Fathi Mustafa al-Razaina, 45 vjeç.
Po ashtu, avionët izraelitë kryen një sulm ajror mbi kampin e refugjatëve Al-Shati, në perëndim të qytetit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e qytetarit Mohammad al-Habil Hamada.
Burime mjekësore bënë të ditur se numri i përgjithshëm i të vrarëve që nga agimi i djeshëm ka arritur në 24 persona, prej të cilëve 7 në jug të Rripit të Gazës, 2 në qendër dhe 15 në veri. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
