Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tri opsionet për të përfunduar sezonin në La Liga

Prizren Post | 18:10 - 27.03.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

La Liga dhe Shoqata e Futbollistëve Spanjolle (AFE) po punojnë për gjetjet e zgjidhjeve pasi coronavirusi e ka goditur edhe futbollin spanjoll.

Tashmë janë tre opsione që organizatorët kanë në mendjen për rinisjen e edicionit 2019/20.

1. Rifillon sezoni në maj

Kjo ide është më optimistja dhe përfshin kthimin në aksin në mes të majit, ndërsa kampionati do të zhvillohet deri në 30 qershor, më së largu 15 korrik.

Nëse vendoset se sezoni duhet të përfundojë pas dyerve të mbyllura, do të bëhet. Vendimet për kontratat që skadojnë më 30 qershor do të merret nga FIFA.

2. Rifillimi i sezonit gjatë verës

Ky kalendar do të thoshte që La Liga do të vazhdonte deri në gusht ose shtator.

3. Rifillimi i sezonit në shtator

Ky është opsioni më radikal, por, me kalimin e ditëve, duket si më realisti.

Kjo do të thoshte se sezoni 2020/21 do të nis dikur vonë.


Etiketa:

Bëni një koment