E enjte, 30 Korrik 2026

Përbërësit:
Për pandispanjën:
- 5 vezë
- 200 gr sheqer
- 200 gr miell
- 1 pako fryrës për ëmbëlsira
- 1 pako esencë vaniljeje
- Pak kripë
- 100 ml ujë
Për përzierjen e tre qumështave:
- 700 ml qumësht
- 200 gr qumësht i kondensuar
- 200 gr ajkë qumështi
Për shtresën sipër:
- 200 gr ajkë qumështi
- Krem karamel sipas dëshirës
Përgatitja hap pas hapi
- Fillimisht përgatitet pandispanja. Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezëve. Të bardhat rrihen derisa të krijohet një masë e fryrë, ndërsa të verdhat përzihen me sheqerin derisa masa të zbardhet.
- Më pas bashkohen të dyja përgatitjet me kujdes dhe shtohen mielli, vanilja dhe fryrësi. Masa hidhet në tavë dhe piqet në furrë të parangrohur derisa pandispanja të marrë një ngjyrë të artë.
- Pasi pandispanja të jetë ftohur, shpohet lehtë me kunja ose pirun në mënyrë që të thithë sa më mirë përzierjen e qumështit. Tre qumështat përzihen së bashku dhe hidhen gradualisht sipër kekut, duke e bërë atë të butë dhe shumë të shijshëm.
- Në fund vendoset një shtresë kremi dhe sipër shtohet karameli, i cili i jep trileçes shijen karakteristike. Për një rezultat edhe më të mirë, këshillohet të qëndrojë në frigorifer disa orë ose gjatë gjithë natës përpara servirjes.
Sekreti i një trileçeje perfekte
- Çelësi i kësaj ëmbëlsire është që pandispanja të jetë e lehtë dhe të ketë kohë të mjaftueshme për të thithur qumështin. Sa më gjatë të qëndrojë në frigorifer, aq më e butë dhe më e pasur bëhet shija e saj.
- Një ëmbëlsirë elegante, e freskët dhe plot shije që tashmë është bërë pjesë e preferuar e tryezave shqiptare.
Burimi: mesazhi
