Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Trump konfirmon pjesëmarrjen në samitin në Poloni

Prizren Post | 18:30 - 13.06.2017

Samiti Iniciativa e Tre Detrave do të mbahet në datat 6-7 korrik, duke mbledhur së bashku udhëheqësit e 12 vendeve për bisedime rreth forcimit të rajonit përmes zhvillimit të lidhjeve energjetike dhe infrastrukturore në territorin që kalon nga Deti Baltik në veri, deri nëAdriatik në jug, si dhe Detit të Zi në lindje.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar vizitën e presidentit Trump në Poloni dhe pjesëmarrjen në samit, para se ai t’i bashkohet samitit të G-20-tës në Hamburg.

Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë sot gjatë ditës gjatë një vizite në Kroaci, se për “arsye logjistike dhe të sigurisë”, samiti do të mbahet në kryqytetin e Polonisë, në Varshavë.

Duda ka thënë se ky takim do të jetë një rast për udhëheqësit e rajonit, që të zhvillojnë bisedime me presidentin Trump.

Përveç Polonisë, Iniciativa e Tre Detrave, përfshin edhe vendet si Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Austrinë, Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë.


Etiketa:
Arivisti Company