Trump në Izrael: Kemi një mundësi të rrallë për të sjellë paqe dhe siguri në rajon


E hënë, 22 Maj 2017

Tel-Aviv – Donald Trum po ashtu u ka bërë thirrje liderëve rajonal në Lindje të Mesme që të punojnë së bashku për paqe.

Ai ka thënë se vizita e tij në Arabinë Saudite i ka sjellë atij shpresë të re për arritjen e paqes në rajon,transmeton Express.

“Para nesh kemi një mundësi të rrallë për të sjellë siguri dhe paqe në këtë rajon dhe për këta njerëz,” ka thënë Trump gjatë ceremonisë mikpritëse pas aterimit në Izrael.

Por, Trump ka insistuar se kjo mund të arrihet vetëm nëse punohet së bashku.

“Këtë mund ta arrijmë vetëm nëse punojmë së bashku. Nuk ka rrugë tjetër,” ka thënë ai.

Dje, Trump e vizitoi Arabinë Saudite nga ku mbërriti edhe në Izrael në kuadër të udhëtimit të tij të parë jashtë vendit si president i vendit. 

Etiketa: , ,
Të fundit