Trump njofton “operacione të mëdha ushtarake” në Iran për të “mbrojtur amerikanët”


E shtunë, 28 Shkurt 2026
Trump njofton “operacione të mëdha ushtarake” në Iran për të “mbrojtur amerikanët”

Derisa shpërthimet tronditën Teheranin dhe Izraeli njoftoi sulme “parandaluese” kundër Iranit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu konfirmoi nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake” në Iran, transmeton Anadolu.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”, tha Trump në një video të publikuar në llogarinë e tij në Truth Social.

Presidenti amerikan u zotua se do të shkatërrojë raketat e Iranit, do të rrënojë deri në themel industrinë e tij raketore dhe do të asgjësojë marinën, duke përsëritur se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrënojmë industrinë e tyre raketore deri në themel. Ajo do të zhduket plotësisht, sërish”, tha Trump.

Sulmet vijnë ndërkohë që bisedimet për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, SHBA-ja goditi tre objekte bërthamore iraniane drejt fundit të luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit