E mërkurë, 8 Prill 2026

Trump tha gjithashtu se një plan 10-pikësh i propozuar nga Teherani duket se ofron një bazë për negociata.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-ja arriti të gjitha objektivat e saj ushtarake në Iran dhe e përshkroi situatën si “fitore të plotë” pas armëpushimit, raportoi “Sky News”, transmeton Anadolu.
Në një telefonatë të shkurtër me transmetuesin, Trump tha se armëpushimi ishte “shumë i mirë” dhe përsëriti se qëllimet e SHBA-së ishin përmbushur.
“Ne kemi bërë gjithçka që duam të bëjmë ushtarakisht”, tha ai.
Trump tha gjithashtu se një plan 10-pikësh i propozuar nga Teherani duket se ofron një bazë për negociata.
“Ato janë pika shumë të mira dhe shumica e tyre janë negociuar plotësisht”, tha ai duke shtuar se nuk do t’i përshkruante kërkesat e Iranit si “maksimaliste”.
Trump paralajmëroi megjithatë, se nëse armëpushimi dhe negociatat nuk mbahen, SHBA-ja është e përgatitur të rifillojë veprimet ushtarake. Ai shtoi se nëse armëpushimi dhe negociatat “nuk janë të mira, ne do të kthehemi menjëherë tek ato shumë lehtë”.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
