E mërkurë, 23 Maj 2018
Washington – Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se ka “gjasa të mëdha” që të mos mbahet takimi i paraparë për muajin e ardhshëm me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.
Ai ka thënë se gadishulli duhet t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e samitit, kurse nëse nuk i përmbushë ato, atëherë takimi mund të ndodhë “më vonë”.
Autoritetet e Koresë Veriore kanë deklaruar se do ta anulojnë takimin, nëse SHBA vazhdon që në mënyrë të njëanshme të këmbëngul që Kim Jong-un ta zbrazë vendin nga arsenali bërthamor.
Trump nuk ka treguar se çfarë kushte ka Amerika për takimin, mirëpo ka përsëritur se denuklearizimi duhet të ndodhë. Presidenti Trump këto deklarime i ka bërë në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in.
Etiketa: Amerika, Botë, Donald Trump, Kim Jong Un, Korea Veriore